Ka ndodhur

Tirana, zonat përreth dhe Fieri mbulohen nga mjegulla

Tiranë dhe rrethinat janë zgjuar mëngjesin e enjtes nën “pushtetin” e një mjegulle të dendur, duke shkaktuar probleme të vogla për shoferët për shkak të kufizimit të shikueshmërisë.

Në kryeqytet mjegulla ka qenë e dendur në orët e para të mëngjesit, por që ka ardhur duke shpërndarë. Edhe autostrada Fushë Krujë-Laç është “pushtuar nga mjegulla e dendur, e cila ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Mjegull ka pasur gjithashtu edhe në autostradën Fushë Krujë-Rinas e cila ka qenë prezentë që në mesnatë. Edhe Fieri është përfshirë nga mjegulla që në mëngjes, ka qenë tepër e dendur dhe ka krijuar vështirësi në qarkullimin  e mjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë