Gol i anulluar në pjesën e parë dhe një autogol në fundin e kohës së rregullt. Kaq ka mjaftuar që Tirana të sigurojë qëndrimin në Kategorinë Superiore ndërsa Pogradeci do të vazhdojë të luajë në Kategorinë e parë nga ku do të provojë sërish të ngjitet mes më të mirëve. Gjithçka ndodhi në “Elbasan Arena” e zgjedhur për të pritur këtë ndeshje për shkak se në “Arenën Kombëtare” do të luhen ndeshjet e “Final4”. Bardheblutë u shfaqën një skuadër më e organizuar se rivalët pogradecarë.

Kjo edhe për shkak të eksperiencës dhe historisë që u shpërblyen me golin e Soler në 38’. Festa e kryeqytetasve u shoqërua me protestat e miqve që pretendonin një faull të Gledi Micit. Pas rishikimit në VAR, kryesori Koçi anullon avantazhin. Gjë që nuk mund të ndodhte në fundin e kohës së rregullt, kur devijimin e Zharmunit e devijoi në portën e tij Hysenllari. 5’ shtesë nuk ndryshuan agjë dhe Tirana i shpëtoi makthit të kthimit mes inferiorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.