Futboll

Tirana tregon ‘dhëmbët’ në Laç, fitore me përmbysje për kampionët në fuqi

Gazeta Si – Tirana i ka bërë nisjen e duhur vitit 2023. Kampionët në fuqi kanë fituar 1-2 në Laç dhe i janë afruar përkohësisht vendit të parë në vetëm 1 pikë. Një fitore me përmbysje kjo për skuadrën e Shehit.

Laçi kaloi shumë shpejt në avantazh me Vasil Shkurtajn, duke e bërë një malore më të fortë ndeshjen për Tiranën. Megjithatë, kryeqytetasit gjetën forca dhe barazuan në fundin e pjesës së parë me mbrojtësin Bruno Lulaj.

Sapo nisi pjesa e dytë, Hasani shënoi golin e dytë dhe të fitores për Tiranën. Një sukses shumë i rëndësishëm për bardheblutë, në një transfertë të vështirë dhe pas disa problemeve që skuadra kaloi kohët e fundit. Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 1 më pak se Partizani që luan sot me Vllazninë.

Qefalia kthehet ne fushe me maske. Gazeta Si, 13 janar 2023

Duhet veçuar për këtë ndeshje rikthimi në fushë i mesfushorit të ri të Tiranës, Klevi Qefalia. Pas atij dëmtimi të tmerrshëm që pësoi në Rrogozhinë, ai është kthyer në fushën e blertë.

Në barazim pa gola përfundoi ndeshja në Ballsh mes Bylisit vendës dhe Kukësit. Të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë në Superiore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë