Mjedis

Tirana trefish më e ndotur se udhëzimet e OBSH-së

Nga Gazeta Si- Shqipëria është më shumë se trefish e ndotur krahasuar me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndonëse OBSH thotë se nivelet mesatare vjetore të PM2.5 grimca toksike të vogla por njëkohësisht edhe më të rënda) nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub, sipas të dhënave të fundit nga IQAir, një kompani zvicerane që gjurmon cilësinë globale të ajrit, në Tiranë përqendrimi i PM2.5 është 14.5.

Edhe pse ka një përmirësim nga viti 2023, gjithsesi, Shqipëria ka shkuar në nivelet e ndotjes në 2022.

Pothuajse çdo vend në Tokë ka ajër më të ndotur sesa rekomandojnë mjekët të marrin frymë dhe vetëm shtatë vende përmbushën udhëzimet e OBSH-së për grimcat e vogla toksike vitin e kaluar.

Australia, Zelanda e Re dhe Estonia ishin ndër vendet e vogla me një mesatare vjetore prej jo më shumë se 5 PM2.5 për metër kub, së bashku me Islandën dhe disa vende të vogla ishullore.

Vendet më të ndotura ishin Çadi, Bangladeshi, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos dhe India. Nivelet e PM2.5 në të pesë vendet ishin të paktën 10 herë më të larta se kufijtë udhëzues në 2024, zbuloi raporti.

Ndotja e ajrit mbetet kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut.

Ndotja e ajrit është faktori i dytë kryesor i rrezikut global për vdekjen dhe faktori i dytë kryesor i rrezikut për vdekjet tek fëmijët nën pesë vjeç, pas kequshqyerjes, për shkak të ndikimit të tij të rëndësishëm në shëndetin e frymëmarrjes dhe zhvillimit.

Gjithashtu, ekspozimi ndaj PM2.5 kontribuon dhe përkeqëson probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive.

Përveç kësaj, ekspozimi ndaj niveleve të larta të grimcave të imëta gjatë shtatzënisë dhe fëmijërisë së hershme shoqërohet me defekte të lindura të zemrës, ekzemë, sëmundje alergjike, çrregullime neurozhvillimore dhe çrregullime të shëndetit mendor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë