Gazeta Si – Teuta as që iu afrua sot mrekullisë që shpresonte të bënte në Kupën e Shqipërisë, në ndeshjen e kthimit me Tiranën. Durrsakët barazuan 0-0 në “Niko Dovana” dhe kështu Tirana ka siguruar kalimin në finale, falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë.
Kryeqytetasit e kanë menaxhuar shumë mirë ndeshjen e sotme, madje mund ta kishin ndëshkuar Teutën. Për skuadrën e Edi Martinit mbyllet këtu aventura në Kupë, ndërsa Tirana e Shehit këtë sezon ka një mundësi shumë të mirë për të bërë bis trofesh.

Në kampionat Tirana është 2 pikë para Partizanit dhe ka shanset e saj për titullin kampion, kurse në finalen e Kupës së Shqipërisë do të përballet me Egnatian e surprizave të mëdha.
Me finalen Tirana-Egnatia, që janë në 3 vendet e para të kampionatit, do të ketë një garë të fortë për vendin e 4-t në kampionat, që të çon në Europë. Aktualisht këtë pozicion e mban Laçi, 1 pikë para Vllaznisë dhe 2 pikë para Teutës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




