Futboll

Tirana shfryn ndaj Teutës, Xhixha mund i vetëm durrsakët

Gazeta Si – Pas një humbjeje dhe një barazimi, Tirana ka rigjetur fitoren në ndeshjen e sotme me Teutën, e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Plot 4 gola shënuan bardheblutë në portën e durrsakëve, duke shfryrë gjithë dufin e zhgënjimeve të fundit.

Redon Xhixha ishte njeriu i ndeshjes për Tiranën, autor i një tregolëshi. Ai i kaloi kampionët në avantazh në fundin e pjesës së parë me një gjuajtje nga jashtë zonës. Hasani dyfishoi në fillim të pjesës së dytë dhe pastaj ishte sërish radha e Xhixhës.

Xhixhe merr topin në shtëpi pas 3-goleshit ndaj Teutës. Gazeta Si, 16 shtator 2022

Sulmuesi trefishoi shifrat sërish me një gjuajtje nga distanca dhe në shtesë shënoi edhe golin e 4-t me penallti, duke ‘vulosur’ rezultatin në 4-0. Tirana ngjitet në kuotën e 8 pikëve, në vend të dytë, 1 më pas se Partizani, që të hënën ndeshet me Kukësin për javën e 5-të.

Teuta mbetet në krizë, me vetëm 3 pikë të fituara na 3 barazime. Ndeshjet e tjera të kësaj jave janë Bylis-Egnatia, Erzeni-Laçi dhe Vllaznia-Kastrioti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë