Futboll

Video/ Tirana nuk ndalet, mposht Dinamon dhe ruan distancën me rivalët në krye

Tirana vazhdon marshimin në krye të Superligës, teksa ka mposhtur të hënën në mbrëmje Dinamon 1-0 në derbin e kryeqytetit.

Bardheblutë i janë falur një goli të Redon Xhixhës në minutën e 69-të, ku pas një kombinimi me Seferin ka dërguar topin në rrjetë.

Një fitore e rëndësishme, që ruajnë distancën prej 6 pikësh me Laçin dhe Kukësin, që gjithashtu fituan këtë javë.

Ka qenë një ndeshje tepër e luftuar ajo në “Air Albania”, por që ndryshe nga herët e tjera Dinamo ndoshta meritonte më shumë.

Pjesa e dytë i dytë është më i bukur dhe i luftuar me Hoxhallarin që rrezikon me kokë në 52’ por nuk shënon dot. Edhe Xhixha është shumë i rrezikshëm dhe pranë golit por portieri Simoni bëhet shpëtimtar i Dinamos.

Në minutën e 56-të, ka vend për diskutime, teksa Bardhi kalon në avantazh Dinamon, por VAR-i ndërhyn për një prekje të topit me dorë të lojtarit, duke e anuluar golin.

Në minutat e mbetura Tirana mund të shënonte dhe të dytin por la dhe hapësira pas teksa ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0. Ndërsa Dinamo rikthehet te humbja pas fitores së arritur javën e shkuar me Kukësin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë