Nga Gazeta ‘Si’- Pasi kërkoi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkimin e Erion Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake.
Rama shprehu mbështetjen për Manastirliun dhe tha se sipas tij është figura e përshtatshme për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.
“Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë.
Qytetarët e Tiranës nuk mund të presin më as 7 ditë të tjera pa ditur se çfarë do të bëhet me bashkinë e Tiranës. E çmoj nga afërsia e punës me të, ose nga distanca, por gjithnjë në respekt me integritetin në kryerjen e çdo detyre, dhe mbi të gjitha për shërbimin e veçantë ndaj publikut, kujdesin nga bashkëpunëtorëve dhe për vëmendjen ndaj çdo njeriu në Shqipëri që e ka lidhur detyra, që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, tha Rama.
Kandidimi i Manastirliut vjen vetëm një ditë pasi SPAK çoi për gjykim dosjen e kryetarit aktual të Bashkisë, Erion Veliaj. Aktualisht Manastirliu mban detyrën e ministres së Arsimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



