Futboll

Tirana merr një tjetër shuplakë pas derbit, Egnatia e mund në ‘Selman Stërmasi’

Gazeta Si - Një ndeshje dramatike është luajtur sot në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, ku Tirana është mundur 2-3 nga Egnatia kryesuese. Dy herë ishin në avantazh kryeqytetasit, por në fund dolën pa pikë nga kjo sfidë, duke hyrë në krizë, pasi është humbja e dytë radhai, pas asaj në derbin me Partizanin.

Lulaj e kaloi Tiranën në avantazh pas vetëm 4 minutash. Egnatia barazoi me goleadorin e saj Duamena, ndërsa braziliani Kaina riktheu epërsinë e ekipit vendës. Pjesa e parë u mbyll 2-1, kurse në të dytën gjithçka ndryshoi.

Duamena tregoi klasin me një gol shumë të bukur, duke barazuar shifrat në 2-2. Tirana më pas mori një tjetër goditje, teksa Paulauskas shënoi edhe golin e 3-të për rrogozhinasit, pas një krosi të Ndrecës.

Egnatia pati edhe raste të tjera për ta thelluar avantazhin, por poriteri Kozi dhe Përgjoni u bënë shpëtimtarë. Në sekondat e fundit Duamena u ndëshkua me karton të kuq.

Egnatia forocon pozitat e saj në krye të klasifikimit me 19 pikë pas 9 javësh, kurse Tirana mbetet në vend të 4-t, me 13 pikë dhe 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit. Tani vazhdimi i Ahmatajt në krye të kësaj skuadre duket shumë i vështirë. Ai mori përkohësisht drejtimin e Tiranës, pas pezullimit të Shehit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë