Gazeta Si – Gabimin e Partizanit një ditë më parë Tirana nuk mund ta linte pa shfrytëzuar. Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 13-të, skuadra e Shehit fitoi bindshëm, 4-0 ndaj Kastriotit, duke marrë vendin e parë me 25 pikë, 2 më shumë se të kuqtë.
Xhixha, Kallaku, Patrik dhe i riu Nikqi në fund realizuan golat për skuadrën e Tiranës. Kastrioti nuk dha asgjë në këtë ndeeshje, pas së cilës trajneri Emiljano Çela dha dorëheqjen. Ai tha se largohet për arsye personale dhe tashmë klubi krutan duhet të gjejë një trajner të ri.

Ka zhgënjyer sot edhe Vllaznia, që u mund në fushën e saj nga Egnatia, 0-1. Një gol i Fernandos në pjesën e parë vendosi ndeshjen në ‘Loro Boriçi”. Latifi humbi një penallti në fillim të pjesës së dytë dhe më pas Vllaznia nuk mundi të shkonte as te barazimi.
Një hap fals që kompromenton pretendimet e shkodranëve për titullin kampion, kurse Egnatia po tregon se këtë sezon është një rivale e denjë për Kupat e Europës. Ajo mban vendin e tretë aktualisht, me 21 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




