Futboll

Tirana merr gjobën e radhës nga Disiplina, këtë herë paguan edhe Vllaznia

Brenda një periudhe të shkurtër, Tirana ka marrë gjobën e radhës nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së. Ashtu si në derbin me Partizanin, klubi kryeqytetas duhet të shlyejë brenda 15 ditësh gjobën prej 100 mijë lekësh për dëmet e shkaktuara nga tifozët e saj në “Air Albania”.

Po me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Vllaznia, pasi edhe tifozët e saj shkaktuan dëme gjatë ndeshjes. Për Tiranën është një rast i përsëritur, madje në dy ndeshje radhazi, ndaj dhe Disiplina ndoshta duhej të ishte treguar pak më e ashpër.

Tifozët e Vllaznisë gjatë ndeshjes me Tiranën. Gazeta Si, 20 janar 2022

Vendimet kryesore të Disiplinës dhe Etikës
Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 20.000 lekë.

Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.

Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë dhe urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet brenda 15 ditëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë