Gazeta Si – Tirana është shpallur kampione e vendit në volejboll për meshkuj për herë të 10-të në historinë e saj. Është një titulli i veçantë, sepse vjen pas plot 28 vjetësh për ekipin kryeqytetas, të drejtuar nga trajneri Arben Sako.
Bardheblutë kanë mundur sot 3-2 Erzenin, duke mbyllur llogaritë e fazës finale. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” zgjati gati dy orë. Tirana e nisi shumë mire ndeshjen, duke fituar dy setet e para 25-23.

Erzeni u fut në lojë, duke fituar setin e tretë 25-21, më pas arriti ta barazonte rezultatin në 2-2, duke fituar edhe setin e katërt 25-15. Në fund fati ishte me Tiranën, që fitoi 15-13 setin final dhe gjithë ndeshjen 3-2, duke siguruar kështu edhe titullin.
Lojtarët dhe drejtuesit e Tiranës kanë festuar me medaljet dhe trofeun e kampionit, që ua dorëzoi zëvendëspresidenti i FSHV-së, Dashamir Brari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



