Gazeta Si – Tirana është shpallur sot kampione e Shqipërisë në volejboll meshkujsh. Skuadra e trajnerit Arben Sako mposhti Partizanin 3-2 në finalen e 4-t të ‘play off’-it, duke siguruar kështu trofeun e kampionit.
Pas 4 derbeve të luajtura, Tirana kryeson 3-1 ndaj Partizanit, që nuk mund ta arrijë më, kështu që festa është e gjitha për skuadrën bardheblu. Ky është titulli i dytë radhazi për Tiranën, që po dominon volejbollin e meshkujve.
Ndeshja e sotme ishte mjaft e luftuar. Partizani fitoi setin e parë, me pikavarazhin 25-17. Më pas Tirana fitoi të dytin 25-22, u mund të në tretin 26-24 dhe pastaj barazoi gjithçka në 2-2, duke fituar setin e katërt 25-21.
Në setin final skuadra e trajnerit Sako krijoi menjëherë epërsi, duke u shkëputur në 8-2 dhe duke e fituar atë 15-5. Bardheblutë shpallen kampionë edhe për sezonin 2022-2023, duke shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.