Futboll

Tirana i afrohet më shumë titullit, 4 gola në Korçë dhe 16 pikë para vendit të 2-të

Gazeta Si - Tirana e ka në dorë titullin kampion për këtë kampionat. Supermacia e saj ndaj rivalëve është e dukshme. Edhe sot, në javën e 28-të të Superiores, Tirana nuk ka toleruar aspak, por ka fituar 0-4 në Korçë dhe i është afruar edhe më shumë titullit.

Ishte një ndeshje pa shumë histori ajo ndaj Skënderbeut, me kryeqytetasit dominues gjatë gjithë kohës. Redon Xhixha zhbllokoi shifrat, më pas shënuan Totre, Nikqi dhe në fund Taulant Seferi me penallti.

Xhixha feston golin ndaj Skenderbeut. Gazeta Si, 10 prill 2022

Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën e 63 pikëve, plot 16 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Laçi. Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje, bardheblutë presin vetëm matematikën për të festuar titullin.

Skënderbeu në anën tjetër është i fundit, me vetëm 20 pikë dhe që gjithashtu pret matematikën, por për rënien në Kategorinë e Parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë