Futboll

Tirana firmos me Regi Lushkjan, Partizani tenton të kthejë Trashin

Gazeta Si – Derbin në merkato mes Tiranës dhe Partizanit e kanë fituar bardheblutë, të cilët sot kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Regi Lushkja. Me një video në faqen zyrtare në Facebook, Tirana ka bërë të ditur firmën me futbollistin kavajas.

Një vit më parë Lushkja la Laçin dhe shkoi te Sherif Tiraspol në Moldavi. Mesfushori 26 vjeçar nuk ka pasur hapësirat e nevojshme me këtë skuadër dhe ka vendosur të rikthehet në Superiore, duke veshur fanellën e Tiranës.

Lushkja me fanellen e Tiranes. Gazeta Si, 10 janar 2023

Për kavajasin pati interesim edhe nga Partizani, por në fund ka fituar Tirana. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa trajneri Shehi do të ketë një vlerë të shtuar tashmë në skuadër. Lushkja gjen te Tirana edhe kavajasin tjetër, Ardit Deliu, me të cilin kanë luajtur te Laçi.

Edhe Partizani po tenton një rikthim të bujshëm, Lorenc Trashin. Mbrojtësi i majtë ka mbyllur aventurën në Katar dhe është ende pa skuadër. Gjasat janë të mëdha që ai të veshë sërish fanellën e Partizanit, me të cilin u shpall kampion disa sezone më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë