Gazeta Si – Tirana-Kukësi ishte ndeshja që ngriti siparin e javës së 27-të të Superiores. Kjo ndeshje, që u luajt në stadiumin e Rrogozhinës, pasi aktualisht në kryeqytet asnjë stadium nuk është i disponueshëm, përfundoi në barazim, 0-0.
Të dyja skuadrat u ndalën nga shtylla në këtë sfidë, ku rezultati natyrisht që i shkon më shumë për shtat Tiranës kryesuese. Kryeqytetasit kanë 60 pikë pas 27 javësh dhe kanë një diferencë prej 14 pikësh me vendin e dytë, që mbahet nga Laçi. Kukësi është i treti me 44 pikë dhe është në lojë për vendin e dytë.

Në “Elbasan Arena” ndërkohë u luajt sfida e mbijetesës mes Dinamos dhe Egnatias, ku rrogozhinasit fituan 0-2, me gola të Ademit dhe brazilianit Pedro. Kjo humbje thellon krizën e Dinamos, që është thuajse e rënë në Kategorinë e Parë dhe vetëm një mrekulli mund të shpëtojë, pasi është 5 pikë larg vendit të 8-të, që të çon në play-out.
Java e 27-të vazhdon të dielën me ndeshjen Teuta-Skënderbeu dhe të hënën me Vllaznia-Kastrioti dhe Partizani-Laçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




