Gazeta Si – Me konfirmimin e trajnerit Orges Shehi, Tirana ka nisur edhe merkaton e verës me dy afrime të rëndësishme, njërin për portën dhe tjetrin për sulmin. Gentian Selmani dhe braziliani Kaina Nunes janë dy lojtarët më të rinj të bardhebluve.
Selmani, i grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare, është aktivizuar më parë me Laçin dhe në kampionatin turk. Tani vesh fanellën e Tiranës, ku do të marrë vendin e Visar Bekajt, kosovarit që pritet të transferohet në një kampionat të huaj shumë shpejt.

Kaina Nunes është një lojtar i njohur në futbollin shqiptar, ku ka veshur fanellat e Besës, Kastriotit dhe Vllaznisë. Ai është një lojtar shtatlartë, i fortë fizikisht, që trajneri Shehi nuk e kishte në organikë dhe tashmë e ka gjetur.
Kryeqytetasit përforcohen para kupave të Europës, por do të ketë edhe largime. Janë disa lojtarë që kanë oferta nga kampionatet të huaja dhe të tjerë, të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe që për momentin nuk kanë rinovuar. Presidenti Halili dhe drejtuesit e klubit e kanë marrë shumë seriozisht ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




