Futboll

Tirana bën afrimin e parë, firmos me sulmuesin e kombëtares

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkato e janarit. Bardheblutë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Taulant Seferin. Futbollisti nga Kumanova luan në qendër të sulmit, por e bën edhe sulmuesin e krahut të majtë.

24-vjeçari vjen nga një kampionat cilësor si ai zviceran, ku ka luajtur për disa skuadra, duke filluar nga Young Boys, për të vazhduar me Neuchâtel Xamax, FC Winterthur dhe Wohlen. Siç edhe sqaron klubi kryeqytetas në faqen zyrtare në “Facebook”, Seferi afrohet te Tirana në formën e huazimit deri në muajin qershor, teksa më pas do të rikthehet përsëri te skuadra e Young Boys në Zvicër, e cila zotëron edhe kartonin e tij.

Tirana do të kërkojë përsëri fitimin e titullit kampion dhe këtë e tregon qartë edhe afrimi i një lojtari me peshë si ai i Seferit, i cili ka bërë paraqitje tejet dinjitoze  edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë