Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar sot afrimin e parë në merkato për sezonin e ardhshëm. Bardheblutë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin 26-vjeçar të lindur në Zurich, Albion Avdijaj, i cili afrohet me parametra zero.
Sulmuesi ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin bardheblu dhe do të bashkohet menjëherë me pjesën tjetër të ekipit.
Avdiaj i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka luajtur me shumë skuadra në karrierën e tij, mes tyre Grasshoper, Debrecen, Vaduz dhe me të rinjtë e Wolfsburg. Golin e fundit e ka realizuar në tetor të vitit 2018, kur ishte pjesë e Debrecen në Hungari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




