Tirana Barleti Basket ka fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë në basketboll femrash. Në finalen që u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Barleti mposhti në shtesë Partizanin me rezultatin e ngushtë, 74-71.
Për Tirana Barleti Basket është trofeu i parë në histori dhe ia merr pikërisht mbajtësit në fuqi, Partizanit. Në gjysmëfinale Barleti kishte eliminuar Flamurtarin, ekipin kampion të vendit.

Tirana Barleti Basket krijoi një shkëputje në fillim, por Partizani reagoi mirë dhe e ekuilibroi ndeshjen në dy raste. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë, 64-64, ndërsa në shtesë Barleti bëri më mirë, duke arritur një fitore shumë emocionuese.
Dy lojtaret më të mira të Barletit ishin Daboviç dhe Bujari, të cilat realizuan respektivisht nga 20 dhe 19 pikë. Në krahun tjetër, Lalaj shënoi 36 pikë pikë për Partizanin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



