Ka ndodhur

Tiranë/ I mituri largohet nga shtëpia, nëna denoncon në polici

foto ilustruese per policine

Gazeta Si – Një fëmijë 10-vjeçar është raportuar i zhdukur nga policia. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e komisariatit nr.4 në Tiranë.

Ka qenë nëna e fëmijës F.L 32-vjeçe e cila ka denoncuar se djali i saj 10-vjeç nuk është kthyer më në banesë.

Ky denoncim ka alarmuar policinë e cila ka nisur punën për gjetjen e të miturit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë