Lojëra me Dore

“Time Magazine” zgjedh LeBron Xhejms sportist të vitit

Është LeBron Xhejms sportisti i vitit 2020, sipas “Time Magazine”. Revista prestigjioze ka vendosur të kurorëzojë yllin e Los Anxheles Lejkërs jo vetëm për rezultatet sportive, por mbi të gjitha edhe për impenjimin e tij social dhe mbështetjen e fushatës “More Than a Vote”, ku ai sensibilizonte amerikanët për rëndësinë e votës për zgjedhjet e fundit presidenciale.

Sezoni i “Mbretit Xhejms” ishte mjaft i mire. I dyti në garën për “lojtarin më të mirë të NBA-së”, pas Janis Antetokounmpo, 36-vjeçari ka udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit në grumbullimin e Orlandos, duke çuar në shtëpi unazën e 4-t në karrierë, pas atyre me Majemin (2012 dhe 2013) dhe Klivelend (2016).

Artikulli i “Time” për LeBron Xhejms. Gazeta Si, 13 dhjetor 2020

“Time” është përqendruar edhe në aspekte të tjera. “Pas gati dy dekadash në NBA, Xhejms ka shfaqur talentin e tij në fushë dhe ka arritur diçka më të madhe jashtë saj, – shkruan gazetari Shon Gregori. – Këtë vit, më shumë se në të shkuarën ka treguar se nuk ka rivalë. Pavarësisht vështirësive, ai luajti në fazën finale dhe i çoi Lejkërsat te titulli. Duke qëndruar në Orlando, ai ndikoi me influencën e tij në përfshirjen e pronarëve, kolegëve dhe sportistëve e tifozëve kudo në botë drejt një impenjimi demokratik. Ai ka folur shpesh me dhimbje dhe zemërim për ankthet e afro-amerikanëve”.

Të ndikuar nga LeBron, kanë ndërhyrë edhe yje të tjerë të sportit botëror, mes të cilëve Ljuis Hemilton, i cili vitin e fundit ka ndarë me basketbollistin betejën e lëvizjes “Black Lives Matter”. “Kur pashë që nga ana tjetër e oqeanit një sportist i spitakur po luftonte për një kauzë të ngjashme me timen, kuptova që nuk isha vetëm”, – ka thënë piloti kampion i Formulës 1.

Xhejms është shprehur i ndërgjegjshëm për rëndësinë e rolit të tij. “Nuk do të ndodhë më kurrë që ne të kthehemi thjesht të luajmë sportet tona respektive. Nuk do të ndodhë derisa unë të jem këtu. Shpresoj të kem frymëzuar sa më shumë sportistë që ta çojnë përpara këtë impenjim dhe këtë betejë edhe pasi të kem ikur”, është shprehur LeBron Xhejms.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë