Ngjarje

TikTok gjobitet me 27 milion euro për ‘dështim në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve’

TikTok po përballet me mundësinë e një gjobe prej 27 milionë eurosh për shkeljen e ligjit në Mbretërinë e Bashkuar për mbrojtjen e të dhënave duke dështuar në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve gjatë përdorimit të platformës.

Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) i ka lëshuar kompanisë së mediave sociale një dokument ligjor që i paraprin një gjobe të mundshme.

Sipas njoftimit të zyrës së Komisionerit, TikTok mund të ketë përpunuar të dhënat e fëmijëve nën moshën 13 vjeç pa pëlqimin prindëror.

Gjithashtu në njoftim thuhet se mund të ketë dështuar në ofrimin e informacionit të duhur për përdoruesit e tij në një ‘mënyrë koncize, transparente dhe lehtësisht të kuptueshme’ dhe ka përpunuar të dhëna pa baza ligjore për ta bërë këtë.

TikTok është jashtëzakonisht i popullarizuar tek adoleshentët, të cilët postojnë video duke filluar nga kërcimet dhe shakatë deri te lufta në Ukrainë.

Fenomeni i mediave sociale është në pronësi të gjigantit të internetit në Pekin ByteDance dhe përdoret nga më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën çdo muaj.

Në vitin 2021, TikTok iu dha një gjobë prej 750,000 eurosh nga Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave të Holandës për shkeljen e privatësisë së fëmijëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë