TikTok ka ndryshuar politikat e privatësisë dhe e ka pranuar se platforma do të ketë akses mbi përdoruesit. Stafe në Kinë, Japoni, Amerikë dhe Kanada do të kenë akses në të dhënat e europianëve.
Ky vendim ka ngritur shqetësime serioze për privatësinë.
Të dhënat mund të jenë nga kredencialet, tek numri i telefonit, e-maili dhe vendndodhja.
Jake Moore, ekspert i sigurisë kibernetike, tha për MailOnline se ky është një hap shqetësues duke pasur parasysh edhe faktin se shumë kompani shesin të dhënat personale të konsumatorëve.
“Shumica e aplikacioneve në telefonin tuaj përpiqen të analizojnë sa më shumë të dhëna personale të jetë e mundur, por TikTok po përpiqet të shikojë më shumë se shumica. TikTok po mundohet të përfitojë dhe madje të ndajë të dhëna me palë të treta.
TikTok justifikohet duke thënë se punonjësve u duhen të dhënat për të bërë punën e tyre.
Apple dhe Google bëjnë shumë për të mbrojtur pajisjet nga gjurmimi, por është jashtëzakonisht e vështirë të përdoren këto aplikacione pa u ndarë disa të dhëna personale fillimisht apo pa rënë dakord rreth politikave të regjistrimit.
Këtë javë, Brendan Carr, komisioner për Komisionin Federal të Komunikimeve të Shteteve të Bashkuara (FCC) propozoi ndalimin e TikTok në SHBA. Shkaku? Sipas tij të dhënat e përdoruesve janë në duart e Partisë Komuniste Kineze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



