Futboll

“Tik Tok’’ sponsor i Euro 2020

Në verë është rezervuar të luhet kompeticioni më i madh i kontinentit të vjetër Euro 2020. Duhet të ishte luajtur sezonin e shkuar, por pandemia ndaloi gjithçka dhe UEFA u detyrua ta zhvendosë në fund të këtij sezoni.

Teksa bëhet gati për nisjen, Euro 2020 shton një sponsor të ri dhe shumë popullor, sidomos që nga nisja e pandemisë. Aplikacioni i njohur social, “Tik Tok” do të jetë sponsor kryesor i kampionatit Europian të futbollit, Euro 2020. Është hera e parë që një platformë argëtimi sponsorizon një turne të madh futbolli. Si pjesë e marrëveshjes, TikTok do të nisë një sërë karakteristikash të përmbajtjes për të promovuar turneun, si efekte zanore, sfidat e Hashtag dhe transmetimet video të TikTok Live.

Vlera e marrëveshjes nuk bëhet e ditur por mendohet se vlen dhjetëra miliona paund. Raporti financiar i Euro 2016, i cili kishte 10 sponsorë, tregoi të ardhura prej më shumë se 480 milion € (421 milion) nga të drejtat televizive. Guy-Laurent Epstein, drejtori i marketingut i Uefa, tha:

 “Gjatë muajve të ardhshëm, ne me të vërtetë po presim që të punojmë ngushtë me TikTok në mënyrë që t’u sigurojmë fansave, një përvojë unike dhe inovative të Uefa Euro, e cila do t’u japë atyre mundësinë të lidhen dhe të ndajnë pasionin e tyre rreth një prej ngjarjeve kryesore sportive në botë. “Sponzoruesit e tjerë zyrtarë të Euro 2020, i cili është planifikuar të zhvillohet në 12 qytete nga 11 qershori deri më 11 korrik, përfshijnë Coca-Cola, Heineken, Takeaway.com dhe Vivo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë