Kosova

Tik Tok pritet të ndalohet në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’- Tik Tok pritet të ndalohet në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Kjo pritet të bëhet me një vendim qeveritar ditën e sotme, në mbledhjen e qeverisë e cila fillon në orën 14:00. Propozimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhet me çështje të sigurisë.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik-Tok” në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, është pika e pestë e këtij propozim-vendimi të hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Platforma e ndarjes së videove, e cila është në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, ka pohuar prej kohësh se nuk i ndan të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze dhe se drejtohet në mënyrë të pavarur.

Por disa ekspertë shqetësohen se informacionet e ndjeshme mund të ekspozohen kur aplikacioni shkarkohet, veçanërisht në pajisjet qeveritare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë