Futboll

Tifozi vesh Xherdan Shaqirin me xhaketën e UÇK-së në transmetim direkt

Pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Irlandës së Veriut, një person ka vendosur në shpatullat e Xherdan Shaqirit një xhaketë me logon e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës). Një veprim që e ka vënë në siklet futbollistin me origjinë kosovare, i cili ishte ishte duke dhënë një intervistë në atë moment.

Shaqiri e hoqi menjëherë xhaketën, ndërsa personi (thuhet se është një eksponent i UÇK-së) është kapur menjëherë nga forcat e rendit. Gjthsesi, ajo që ndodhi është bërë çështje menjëherë, duke qenë se ishte në transmetim televiziv direkt.

Mbeten ende për t’u qartësuar dinamikat, por ajo që bën çudi është se si një person me atë xhaketë ka mundur të hyjë në stadium, duke u shpëtuar kontrolleve të ndryshme. Ngjarja ka sjellë reagime të pritshme nga shtypi serb. Kujtojmë që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u përfshinë në një çështje me karakter politik edhe kur festuan me shqiponjën dykrenare pas golave të shënuar ndaj Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë