Ai është nga qyteti i Korçës dhe e quajnë Genci Serbi, për shkak të dashurisë së tij për Serbinë. Në një intervistë për Novosti, deklaron se nuk i pëlqen politika, por vetëm Crvena Zvezda dhe Serbia. ‘’Unë kam qenë një tifoz i çmendur i Yllit të Kuq për 35 vjet- thotë 48 vjeçari, i cili është drejtuesi i tifozëve të Skënderbeut, në familjen e të cilit janë të gjithë tifozë me klubin e Beogradit dhe të Serbisë.

‘’Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra e Skënderbeut, e cila është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për këtë klub serb lindi ndërsa shihja duke luajtur lojtarë si Dejan Stankovic, Dejan Savicevic, Darko Pancev dhe Mitar Mrkela. Do të jem në stadium ditën e martë në Tiranë, për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur Zvezdën.

Ai gjatë intervistës me portalin serb u shpreh se u dashurua me klubin serb në fëmijëri. Ai është një tifoz i madh i muzikës së ish-RSFJ-së. Dhe pavarësisht nëse luhet futboll apo ndonjë sport tjetër, kur garon Ylli i Kuq, ai e mbështet atë.

‘’E mësova gjuhën serbe nga librat, televizori dhe radio, por edhe nga lojtarët nga Serbia që vijnë për të luajtur për Skënderbeun. Unë vij në Beograd disa herë në vit. Meqë ra fjala, këtu luante ish-kapiteni i Zvezdës, Ivan Gvozdenovic, me të cilin kam miqësi. Të martën në Tiranë unë do të mbështes Zvezdën. Jam gati të zihem për Zvezdën. Isha në Beograd kur Serbia dhe Kroacia luajtën. Festova për Serbinë. Isha i vetmi shqiptar që erdhi për të bërë tifozeri’’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




