Futboll

Tifozët thyen stolat e stadiumit, Komisioni i Disiplinës ndëshkon Tiranën dhe Kukësin

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar me gjobë Tiranën dhe Kukësin pasi tifozët e këtyre ekipeve kanë thyer disa stola të stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes të luajtur të premten. Gjithashtu, këtyre klubeve u është kërkuar që të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara nga tifozët respektivë.

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
  2. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.FK Kukësi, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

Nga ana  tjetër, Skënderbeu , Partizani dhe Bylisi për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohen me gjoba që variojnë  nga 50.000  deri në  100.000.

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes në bazë të Nenit 65/1 KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
  2. 4. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.
  3. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë