Gazeta Si – Pas episodit të ndeshjes me Sampdorian, ku Lukaku reagoi ndaj gjesteve të Barelës, pjesa më e madhe e tifozëve janë në krahun e sulmuesit belg. Ata nuk janë dakord me sjelljen e mesfushorit në fushë.
Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet dhe vihet re se tifozët rreshtohen në krahun e Romelu Lukakut, pas zënkës mes të dyve në ndeshjen e së hënës. Barela reagoi duke hapur krahut ndaj një gabimi të sulmuesit, duke shkaktuar irritim te ky i fundit, që i kërkoi ta mbyllte gojën. “Mjaft, nuk bëhet kështu”, – u shpreh belgu.
Comunque ha ragione Lukaku.
— Agostino Mario Mela 🇮🇹🇩🇪🇬🇧🇪🇸🇫🇷🇷🇺 (@agostinomela) February 14, 2023
Barella farebbe perdere la pazienza a un santo.
Në këtë situatë, shumica e popullit interist mendon se ka të drejtë Lukaku. “Ka të drejtë Romelu, Barela do t’ia humbiste durimin edhe një shenjtori”, – shkruan një tifoz në Tuiter.
“Ka të drejtë Lukaku, jo Barela. Kush ka punuar në skuadër e di mirë”, – shkruan një tjetër. “Unë e adhuroj Barelën, por ndonjëherë sillet si një fëmijë dhe bën kapriço. Nuk e ndihmon skuadrën, sidomos kur është në vështirësi psikologjike”, – është komenti i një tifozi tjetër.
Kritika të ashpra për Barelën ka pasur edhe Antonio Kasano, ish-lojtari i njohur italian: “Nuk është e mundur. Konte pse fitonte tek Interi? Sepse ishte fenomen për të administruar grupin. Unë do ta kisha marrë Barelën dhe do ta kisha nxjerrë jashtë. I duket vetja Injiesta dhe Zidan. Nuk bën një kalim, vrapon si idiot para mbrapa dhe hap duart”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




