Skuadra e Tiranës udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt Gjeorgjisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të Conference League, përballë Dinamo Batumit. Takimi i parë në në “Air Albania” u mbyll në barazim, 1-1, falë golit të Regi Lushkjes në minutën e 93-të.
Bashkë me ekipin, me charterin e nisur nga Aeroporti “Nënë Tereza”, ishin edhe një grup i vogël tifozësh bardheblu, të cilët u befasuan me të mbërritur në aeroportin e Batumit.

Një grup i vogël prej 4-5 tifozësh vendës e pritën ekipin e Tiranës me pankarta në duar, ku shkruanin se Dinamo do ta mundte me shifrat 3-0. I gjithë delegacioni që udhëtoi nga Shqipëria, ekipi, drejtuesit e klubit, dashamirës dhe një pjesë e grupimit “Tirona Fanatics”, u pritën me korin dhe pankartat që mbanin në duar këta tifozë.
Në një moment të caktuar edhe tifozët bardheblu filluan këngën e tyre në aeroport si kundërpërgjigje, ndërkohë që gjatë gjithë kohës situata monitorohej nga disa policë, që herë pas here tentuan të largonin tifozët vendas për të evituar ndonjë përshkallëzim të situatës.
Sa i përket ndeshjes, Tirana do të luajë këtë ndeshje kthimi me shpresën e kualifikimit në raundin e dytë. Gjithçka mbetet e hapur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



