Gazeta Si – Roma dështoi në ndeshjen me Sasuolon dhe në tentativën për të parakaluar Lacion për vendin e dytë. Pas ndeshjes, tifozët romanistë kanë sulmuar në rrjetet sociale arbitrin Fabri, por edhe mbrojtësin kuqezi, Marash Kumbulla, i cili i dha rrjedhën e gabuar lojës.
Në fundin e pjesës së parë, Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq për një reagim ndaj Berardit dhe shkakoi penallti. Për atë episod mbrojtësi shqiptar ka qenë objektiv i sulmeve të tifozëtve të Romës, përveç arbitrit Fabri.
Dikush e quan Kumbullën njeriun simbol të kësaj Rome, që një moment ndërton dhe pastaj prish gjithçka. Një referim për golin që mbrojtësi shënoi ndaj Sociedadit në mesjavë dhe pastaj katastrofës në kampionat.
Giovedì #Kumbulla costruisce, oggi distrugge tutto. È il volto simbolo di una squadra che dal 1927 passa da grandi partite a partite da incubo.
— Davide Serusi (@davideserusi) March 12, 2023
È tutto così mediocre, come #Fabbri. #Roma #RomaSassuolo #Mourinho
Nuk do të mungonin kritikat ndaj futbollistit shqiptar, ishte e qartë. Ndonjë tifoz e ka mbrojtur, duke shkruar: “Berardi zgjat këmbën e djathtë ndaj Kumbullës dhe ai nuk është se reagon dhunshëm. E shtyn me këmbë, si për t’i thënë: ‘Ej, çfarë po bën?!”.
Mëgjithatë, pjesa më e madhe e tifozëve janë kundër shqiptarit. “Kumbulla vendosi ndeshjen, kur luan bën vetëm dëme. Gaboi për mua trajneri që la jashtë Mançinin”, – shkruan një tifoz. Reagime të tilla kishte shumë ndaj Kumbullës nga tifozët, duke e detyruar atë të bllokojë komentet poshtë postimit të tij të fundit para ndeshjes. Sapo u mbyll ndeshja, disa ndjekës shfrynë inatin ndaj mbrojtësit shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




