Gazeta Si – Në rrjetet sociale janë shfaqur imazhet e fanellës së transfertës për ‘Djajtë e kuq’, për sezonin 2023/24. Kjo fanellë, me vija jeshile të errëta nuk u ka pëlqyer shumë fansave.
Tifozët e Mançester Junajtid kanë reaguar menjëherë pasi kanë parë fanellat e reja të skuadrës. Bëhet fjalë për uniformën e dytë, për atë që përdoret për ndeshjet jashtë, që ndryshe nga uniforma e parë, nuk është zyrtarizuar ende.

Klubi ka deklaruar se uniforma e parë frymëzohet nga pasuria industriale e Mançesterit. Adidas paraqet fanellën ikonike me ngjyrë të kuqe me një motiv gjeometrik dhe sjell në vëmendje urën mes Mançesterit dhe Salford. Kjo fanellë u ka pëlqyer tifozëve, të cilët kanë vlerësuar stilin klasik dhe të thjeshtë.
Por ndryshe është situata me fanellën e transfertës, që nuk është zyrtarizuar, por fotot janë përhapur në rrjetet sociale, siç ndodh rëndom. Imazhet tregojnë Ljuk Shou dhe Tirell Malacia me një fanellë jeshile të errët, me vija të bardha dhe të kuqe.
Even it's worse than Man United away kit 🤣 https://t.co/LfHgfMPyLt pic.twitter.com/bGZmzEBBXn
— DH-UG 🤓🤓 (@Denis_Hazard_UG) July 10, 2023
Krahët e fanellës janë me vija shumë të ngushta, çka nuk u ka pëlqyer tifozëve dhe menjëherë ata e kanë shprehur këtë gjë në Tuiter, sipas mënyrës së tyre. “Kjo fanellë është e tmerrshme”, – ka shkruar dikush. “Duken si pizhamet e Mr Bean”, – shton dikush tjetër. “Mendoj vërtet se është më e keqja që kemi pasur”, – shkruan një tjetër fans.
Megjithatë, disa tifozë të tjerë e kanë vlerësuar, kur e kanë parë. “Nuk është gënjeshtër, më pëlqen. Kthim prapa”, – shkruan dikush. Një tjetër shprehet: “Nuk jam tifoz i Mançester Junajtid, por më duket e bukur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




