Gazeta Si – Kroacia përsëri në telashe për shkak të tifozëve të saj. UEFA pritet të marrë masa dhe të mbyllë ‘Opus Arena’ për ndeshjen e radhës kudër Turqisë.
Një gjest shumë i shëmtuar është parë gjatë ndeshjeve kualikuese të Europianit. Konkretisht në ndeshjen mes Kroacisë dhe Letonisë, ku tifozët vendës kanë shfaqur një flamur fashist, që i takon kohës së Luftës së Dytë Botërore. Menjëherë ka ndërhyrë UEFA, duke hapur një hetim disiplinor kundër kombëtares kroate dhe tifozëve të saj.

Sanksionet nuk janë bërë ende të qarta, por duket se do të ketë mbyllje të dyerve të stadiumit për sfidën me Turqinë. Ndeshja do të luhet në ‘Opus Arena’, pa tifozë. Kujtojmë që Kroacia ka qenë nën proces për “sjellje diskriminuese” të tifozëve gjatë finales së Ligës së Kombeve. Për këtë arsye luajti pa tifozë ndaj Armenisë.
Tifozët ballkanas, me sa duket, mbeten problematikë. Skena të turpshme u panë edhe në Bukuresht, ku fifozët rumunë hapën disa parulla kundër Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




