Gazeta Si – Çmimi i Madh i Hungarisë ishte i hidhur për të gjithë në kampin e Ferrarit. Asnjë nga dy makinat e tij nuk mundi të ngjitej në pod, pavarësisht rezultatit shumë të mirë të së shtunës.
Dështimi i radhës ka shkaktuar zemërim të thellë në radhët e tifozëve të Ferrarit. Ata e kanë drejtuar gishtin drejt drejtuesit kryesor të skuderisë italiane, Matia Binoto, të cilin e konsiderojnë përgjegjës për strategjinë e gabuar.

Vetë Binoto, në një analizë të garës së Hungarisë, ka theksuar se faji ishte i makinës: “Prisnim të gjithë një rezultat ndryshe. Problem nuk ishte strategjia e Ferrarit, por makina, që nuk funksionoi mirë.
Sainz ndoqi të njëjtën strategji si Hemilton dhe ai e mbylli në vend të dytë. Nëse makina do të kishte qenë si në garat e tjera, sot nuk do të ishim duke folur për strategji. Në këtë garë na mungoi gjithçka”.
Binoto shtoi se do të ketë një analizë të thellë: “Do të bëjmë një analizë të thellë për të kuptuar pse makina nuk kishte hapin e duhur. Ferrari nuk funksionoi siç e pamë të premten apo gjatë këtij sezoni. Nuk kemi mbajtur hapin e Red Bull dhe Mercedes. Nuk kam një përgjigje, por diçka nuk do ketë funksionuar si duhet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




