Futboll

Tifozët e Bajernit kërcënojnë me jetë Levandovskin, degjeneron situata

Gazeta Si – Ka degjeneruar situata te Bajerni sa i takon sulmuesit Robert Levandovski. Përveç klubit bavarez, kundër polakut kanë dalë edhe tifozët e Bajernit, të cilët kanë shkuar deri te kërcënimet me vdekje.

Një episod i shëmtuar ky për një lojtar, që u ka falur kënaqësi pa fund drejtuesve dhe tifozëve të ekipit gjerman. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja polake ‘Sportowe Fakty’.

Sulmuesi polak, Robert Levandovski. Gazeta Si, 13 korrik 2022

Tifozët e Bajernit nuk e pranojnë faktin që sulmuesi dëshiron të largohet. Levandovski ka marrë së fundi kërcënime me vdekje, duke mbërritur në një pikë që as mund të kishte menduar.

Futbollisti polak aktualisht është kthyer në Gjermani, por pa familjen e tij. Një vendim i marrë pikërisht për shkak të frikës pas kërcënimeve me vdekje nga tifozët e Bajernit.

Klubi gjerman ka bërë të ditur vazhdimisht se nuk do ta lejojë Levandovskin të largohet dhe se ai duhet të respektojë kontratën edhe për një vit. Polaku në anën tjetër doli hapur, duke u shprehur se koha e tij te Bajerni kishte përfunduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë