Liderët më të fuqishëm të botës kanë mbërritur të premten në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, për samitin e G20-ës.
Ky takim i rëndësishëm bashkon udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara në botë, të cilët do të diskutojnë për një sërë tematikash, duke përfshirë edhe tregtinë dhe ndryshimet klimatike.
“Aventura e Merkelit”
Kancelarja gjermane Angela Merkel humbi hapjen e samitit të G20 në Argjentinë, pasi avioni i saj u detyrua të bënte një ulje urgjente në Këln.
Aeroplani që po transportonte stafin e Merkelit u kthye mbrapsh ndërkohë që po fluturonte mbi Holandë për shkak të mosfunksionimit të disa sistemeve elektronike.
Gazeta gjermane Spiegel raporton se sistemi i komunikimit të avionit u fik papritur dhe se piloti duhej të përdorte një telefon satelitor për të kontaktuar me kontrollorët e trafikut ajror.
Pas një orë fluturimi në drejtim të Argjentinës për të marrë pjesë në punimet e samitit të G20-s, avioni qeveritar A340 “Konrad Adenauer” me kancelaren, Angela Merkel u desh të ndalej të enjten në mbrëmje në aeroportin e Kelnit.

Angela Merkel ulet papritur në aeroportin e Këlnit. Ajo nuk mbërriti në kohë për hapjen e G20-ës të premten, pasi avioni i saj bëri një ulje të detyruar.
Situata ka qenë kaq kritike, saqë për vështirësitë në fluturim është njoftuar menjëherë edhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Kancelarja gjermane u shpreh të premten në mëngjes me fjalë shumë të mira për kapitenin dhe ekipin e tij. “Kam pasur një ekip shumë shumë të shkëlqyer”. Komandon e ka pasur kapiteni më me përvojë”, tha ajo.
Merkel fluturoi deri në Madrid me avion zyrtar, pastaj me linja deri në Buenos Aires.
Kancelarja do të përpiqet të jetë prezente në programin e mbrëmjes së krerëve të shteteve dhe qeverive të G20-s.
Edhe pse fillimisht u përfol se avioni i kancelares mund të kishte rënë pre e një sulmi kibernetik, forcat ajrore gjermane hodhën poshtë sugjerimet.
Problemi më i madh ishte se avioni ishte i mbushur plot e përplot me lëndë djegëse në momentin e uljes, duke ngritur alarmin se mund të kishte një rrezik shpërthimi. “Der Spiegel” shkruan se pilotët kishin frikë se pista më e gjatë e aeroportit të Këlnit nuk do të ishte e mjaftueshme për uljen e avionit, pasi sistemi i tij i frenimit mund të pësonte një mbinxehje. Delegacioni gjerman u mbajt në aeroplan për pak kohë përpara se zyrtarët të vendosnin të udhëtonin me autobus drejt një hoteli.

Trump kundër të gjithëve
Analistët shprehen se motoja që mbizotëron në këtë samit është “Të gjithë kundër njërit, të gjithë kundër Trumpit”.
Presidenti amerikan anuloi papritur të enjten një takim me Presidentin rus Vladimir Putin të planifikuar të mbahej në Argjentinë, për shkak të mosmiratimit të tij mbi trajtimin që po i bën Rusia, Ukrainës, duke krijuar paqartësi të reja mbi lidhjet SHBA-Rusi.
Postimi i presidentit nga bordi i avionit e Air Force One, pak minuta nga nisja drejt Buenos Aires, për takimin e grupit të G 20-ës, ishte i papritur. Rreth një orë më parë, ai u kishte thënë gazetarëve se ndoshta do të takohej me zotin Putin, duke shtuar se ishte “një periudhë shumë e mirë për të zhvilluar takimin”.

Zoti Trump tha gjithashtu se gjatë udhëtimit drejt Argjentinës do të merrte një raport përfundimtar rreth tensioneve në rajon pas konfiskimit nga Rusia të anijeve ukrainase pranë Krimesë të dielën.
Trump pritet që gjatë qëndrimit në samitin e G20- të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping për të arritur një marrëveshje bilaterale, ndërkohë që pjesa më e madhe e aletaëve pritet të lobojnë për tregëtinë e lirë
Samiti i G20-s që po zhvillohet në Argjentinë është i pari në Amerikën Latine. Presidenti argjentinas, Mauricio Macri, që lufton në vendin e tij me një krizë të fortë financiare, do që t’ua bëjë më të prekshme problemet e vendit të tij 20 vendeve më të rëndësishme ekonomike të botës.

Emmanuel Macron dhe Mauricio Macri takohen në pallatin presidencial të Casa Rosada. Ai ishte i pari që mbërriti në Argjentinë
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja Brigitte Macron ecin me dy aktivistet Vera Vigevani de Jarach dhe Lita Boitano, gjatë një vizite në Parkun e Përkujtimit në Buenos Aires. Ai dhe gruaja e tij vizituan parkun e ndërtuar në përkujtim të 30,000 njerëzve që u zhdukën ose u vranë nën regjimin ushtarak të Argjentinës.
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau dhe gruaja Sophie Gregoire Trudeaumbërrijnë pak përpara nisjes së samitittë liderëve të G20 në Buenos Aires. Trudeau pritet të nënshkruajë një pakttregtar me Meksikën dhe SHBA-në.
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Argjentinë më 29 nëntor. Çështjet etregtisë, veçanërisht ato me SHBA-në, do të jenë pjesa kryesore e rendit të ditëspër presidentin kinez Xi Jinping
Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, arrin nëMinistrro Pistarini në Buenos Aires. Salman, i cili mbërriti të mërkurën nëArgjentinë, po përpiqet të përmirësojë reputacionin e tij ndërkombëtar pasvrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan përshëndesintë pranishmit pak pas mbërritjes në Buenos Aires më 29. Mediat bëjnë të ditur sepresidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund të mbajë bisedime me princin saudit,pasi marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar pas vrasjes së Khashoggit nëStamboll
Kryeministri indian Narendra Modi përshëndet të pranishmit pasi mbërrin nëBuenos Airer. Modi pritet të ngrejë çështjen e paqëndrueshmërisë së çmimeveglobale të naftës.
Kryeministri britanik Theresa May arrin në Buenos Aires. Për May, samitivjen në një kohë kur ajo po përpiqet të kalojë marrëveshjen e Brexit nëparlamentin britanik.
Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe gruaja e tij Akie Abe mbërrijnë nëBuenos Aires. Abe pritet ta vërë theksin tek rëndësia e tregtisë së lirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













