Lojëra me Dore

Thyhet Gjokoviç, në finale pas 14 vjetësh derbi rus Medvedev-Rublev

Gazeta Si – Pas 14 vjetësh nga hera e fundit do të ketë një derbi rus në finale, ai mes Andrei Rublev dhe Danil Medvedev, respektivisht koka serie numër 2 dhe 3. Ata do të diskutojnë nesër trofeun e ATP 500 të Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ka marrë fund pathyeshmëria e Novak Gjokoviçit në 2023-shin. Ashtu si vitin e kaluar (kur u mund në çerekfinale nga Veseli), numri 1 në botë nuk arrin të fitojë turneun që zhvillohet në një vend, që për të është si shtëpi e dytë. Kur humb numri 1 në botë, sigurisht që është lajm.

Mevedev mundi Gjokoviç ne gjysmefinale ne Dubai. Gazeta Si, 3 mars 2023

Medvedev, pas Australian Open, duket se është kthyer ai i mëparshmi, shumë i fortë në çimento. Rusi mposhti me një dopio 6-4 serbin në një ndeshje të nivelit të lartë. Për Medvedev është fitorja e 13-të radhazi, pas humbjes në Melburn ndaj Kordas.

Ai ka pasur sukses në Doha dhe Roterdam, ndërsa në Dubai luan finalen e 30-të në karrirerë. Për ‘Nolen’ është një humbje pa shumë dhimbje dhe tani pritet të mësohet, nëse do të marrë pjesë në ‘Indian Wells’ apo jo.

Në gjysmëfinalen tjetër, Rublev eliminoi 6-3, 7-6 gjermanin Aleksander Zverev. Një ndeshje me dy fytyra për rusin, që dominoi setin e parë, kurse në të dytin vuajti, duke anuluar edhe një ‘set point’. ‘Tie break’-un e gjatë Rublev arriti ta mbyllë vetëm në ‘match point’-in e 6-të, duke e mundur për herë të parë në karrierë gjermanin. Për Rublev do jetë finalja e 18-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë