Drejtësia

Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Nga Gazeta Si- Një 37-vjeçar, autor i disa vjedhjeve, është arrestuar këtë të shtunë në Durrës.

V.K. banues në Tiranë u kap në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky person është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.

Ai kishte vjedhur shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë