Dy vëllezër, janë arrestuar në Dibër, pasi akuzohen se kanë thyer xhamat e një biznesi privat, si dhe kundërshtuan policët gjatë shoqërimit në komisariat.
Në pranga kanë rënë shtetasit B.S., 29 vjeç dhe S.S., 22 vjeç, banues në Dibër.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë se për motive të dobëta, kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’ dhe gjatë ndërhyrjes së policisë, dy vëllezërit kanë kundërshtuar, duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




