Ka ndodhur

Thyen orën policore, kapet me armë zjarri në makinë dhe në banesë

Një  26-vjeçar, është arrestuar, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në mjetin e tij.

Policia thotë se i riu me iniciale, M.T., banues në Tiranë, kishte thyer orën policore, duke shkelur masat anti-Covid.

Ndërkohë, në banesën që kishte marrë më qira, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë