Një 18-vjeçar, i cili duhet të ishte në “arrest në shtëpi” për trafik droge, ka thyer masën e sigurisë dhe është kapur duke transportuar në rrugën Tiranë-Rinas me një mjet furgon 20 emigrantë të paligjshëm, me destinacion qytetin e Kukësit.
Në një njoftim për mediat policia sqaron se ka arrestuar të riun me iniciale A.M., që akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Lidhur me këtë operacioni u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi I. Ç., 27 vjeç, i dënuar më parë për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i monedhave”.
Autoritetet bëjnë me dije se pasi kanë konstatuar furgonin janë vënë në ndjekje të tij dhe e kanë ndaluar në zonën e liqenit të Krastës në qytetin e Krujës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




