Gazeta Si – Një i ri, është arrestuar në Tiranë, pasi ka plagosur me thikë mesnatën e të hënës një 37-vjeçar. I arrestuari, 28 vjeç, ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Policia tha se po ashtu është gjetur dhe sekuestruar thika me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin.
“Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit”, thekson policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.