Finalja e Madhe në NBA mund të quhet pa frikë si Davidi vs. Goliatit ose ndryshe, Pacers mund të konsiderohen “Hoosiers” ashtu si skuadra e “Hickory High School” në filmin e Gene Hackman ku mundi të gjitha skuadrat e forta për kampionatin në shtetin e Indiana-s, disa dekada më parë. “Eshtë një udhëtim magjik” doë të deklaronte pas mbërritjes në Finale, traineri i Pacers, Rick Carlisle. Por a do të ketë të njëjtin fund ky sezon dramatik? Indiana, që u mund dy herë nga Oklahoma City në sezonin e rregullt ka nevojë për një paraqitje perfekte tashmë dhe ndoshta Pacers do ta bëjnë këtë. Ndoshta Tyrese Haliburton dhe aftësitë e tij do ta afrojnë me Dirk Nowitzki e vitit 2011 që krejt papritur triumfoi ndaj “Big 3” të Miami Heat (me Carlisle në stolin e Dallas).

Mbrojtja Elitare vs. Sulmit Eksploziv. Kjo Finale do të na tregojë se çfarë mund të bëjë mbrojtja e Thunder përballë sulmit të Pacers. Thunder treguan një mbrojtje të jashtëzakonshme ndaj Timberëolves. OKC u përfaqësua me dy lojtarë në Skudrën Mbrojtëse të sezonit — Lu Dort (skuadra e parë) dhe Jalen Williams (e dyta). Gjithashtu Chet Holmgren dhe Alex Caruso ishin ndër protagonistët në lojën e OKC. Tek Pacers gjithçka lidhet me Haliburton dhe aftësinë e tij për të krijuar mundësi për shokët e skuadrës. E thënë ndryshe – është lojtari që me një pasim mund ti nxjerrë shokët në pozicione të pastra shënimi. Njeriu që udhëheq sulmin e shpejtë dhe i zë mbrojtjet kundërshtare në befasi.
Ndeshja 1: Pacers at Thunder 6 Qershor
Ndeshja 2: Pacers at Thunder 9 Qershor
Ndeshja 3: Thunder at Pacers 12 Qershor
Ndeshja 4: Thunder at Pacers 14 Qershor
Ndeshja 5: Pacers at Thunder 17 Qershor *
Ndeshja 6: Thunder at Pacers 20 Qershor *
Ndeshja 7: Pacers at Thunder 23 Qershor *
VO: * nëse do të jetë e nevojshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.