Lojëra me Dore

Thunder ndjekin rekordin e Warriors

Nga Gazeta Si – Të dielën e kaluar, Oklahoma City Thunder luajti kundër Utah Jazz pa Shai Gilgeous-Alexander, Lu Dort, Isaiah Hartenstein, Alex Caruso dhe Isaiah Joe.

Nëse ndonjë skuadër tjetër do të humbiste gjysmën e ekipit (përfshirë lojtarin më të mirë), do të ishte në panik. Thunder e nisën ndeshjen me një epërsi 45-20 pas periodës së parë dhe fituan 131-101.

Ka qenë një sezon i tillë për kampionët në fuqi. Gjithçka ka qenë në modalitet të lehtë.

Pas humbjes në Portland kundër Trail Blazers më 5 Nëntor, Thunder kanë fituar 15 ndeshje radhazi dhe vetëm dy prej tyre që kanë përfunduar me diferencë njëshifrore.

Në të njëjtën periudhë kanë fituar 5 ndeshje me të paktën 25 pikë diferencë dhe kanë një mesatare fitoreje prej 19.6 pikësh.

Vitin e kaluar, Thunder u bë skuadra e parë e viteve 2020 që arriti 65 ose më shumë fitore në sezon duke rregjistruar shifrat 68-14.

Por këtë vit, pas një nisjeje 23-1, ata po synojnë më lart. Me një skuadër të talentuar dhe të re në moshë, Thunder kanë një shans të mirë për t’u bërë skuadra e tretë që fiton 70 ose më shumë ndeshje në një sezon

Kjo është një mundësi reale për të përfunduar me bilancin më të mirë në historinë e NBA-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë