Sociale

Thuajse 1 në 3 shqiptarë pozitivë me Covid

Shqipëria ka shënuar një rekord të ri sa u përket infektimeve të reja në 24 orë nga Covid. Në këtë hark kohor, përqindja e pozitivitetit ka kërcyer në mbi 28 për qind, ose afërsisht një e treta e të testuarve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 7626 testime, prej të cilave 2179 kanë rezultuar pozitivë.

Shifra në rritje janë edhe fatalitetet, që kanë shënuar 7 humbje jete në 24 orë, rasti më i ri një 43 vjeçare nga Lushnja. Në të gjithë vendin, numri i pacientëve aktivë ka kërcyer në rreth 19 mijë e 100 persona, por lajmi i mirë është se në spital rritja e pacientëve të shtruar është minimale, me vetëm 4 persona në dy ditët e fundit, ku numri ka shkuar nga 130 në 134 pacientë.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2179
Të shëruar në 24 orë 824
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 7626

Testime totale 1,564,562
Raste pozitive 228,777
Raste të shëruara 206,384
Raste Aktive 19,131
Humbje jete 3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9495
Durrës 1537
Fier 1436
Elbasan 1385
Vlorë 1125
Shkodër 1137
Gjirokastër 833
Berat 618
Lezhë 593
Korçë 551
Dibër 252
Kukës 169


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë