Nga Gazeta Si – Në një karrierë të shpërndarë në 16 vite, Thomas Müller pa dhe fitoi gjithcka me klubin e fëmijërisë, Bayern Munich dhe Kombëtaren e Gjermanisë, duke cimentuar vendin dhe emrin e tij mes më të mëdhenjvë në Botën e futbollit, me rekorde që ndoshta edhe mund të mos thyhen asnjëherë. Më poshtë ju ftojmë të lexoni për karrierën dhe shifrat e vendosura nga Müller pas vallëzimit të fundit me ngjyrat e Bayern në “FIFA Club World Cup 2025”…
1 – Müller fitoi “FIFA World Cup 2014” në Brazil. Ai gjithashtu mori “Silver Boot” si Shënuesi i dytë më i mirë (5 gola) dhe “Silver Ball” si Lojtari i dytë më i Mirë pas Lionel Messi-t.
2 – Müller fitoi dy herë “UEFA Champions League” (2013 dhe 2020), si dhe luajti në dy Finale të humbura në 2010 dhe 2012. Ai ishte titullar në të katërta sfidat dhe shënoi në ruletën e 11m në humbjen e 2012 në “Allianz Arena”.
2 – Müller fitoi “UEFA Super Cup” në dy edicione (2013 dhe 2020) dhe “FIFA Club World Cup” në 2013 dhe 2020. Titulli i vitit 2020 ishte pjesë e “sextuple” në historinë e Bayern.
5 – Müller shënoi 5 tregolësha në karrierën e tij (për të rritur). Katër me fanellën e Bayern (dy në Bundesliga dhe 2 në DFB Cup), plus 1 për Gjermaninë në “2014 World Cup” kundër Portugalisë.
6 – Eshtë numri i trofeve që Müller fitoi në “DFB Cup”. Vetëm Bastian Schweinsteiger fitoi më shumë (shtatë).
8 – Numri i turneve madhorë ku Müller u grumbullua nga Gjermania (4 Kupa Bote dhe 4 Europianë). Ai luajti 36 ndeshje në këto kompeticione.
8 – Numri i golave që Müller shënoi kundër Barcelona-s. Asnjë lojtar tjetër që nuk ka luajtur asnjëherë në Spanjë nuk ka shënuar kaq shumë ndaj katalansve.

10 – Mosha në të cilën Müller iu bashkua Akademisë së Bayern nga klubi lokal, TSV Pähl në vitin 2000.
10 – Golat që Müller shënoi në Kupën e Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022). Vetëm 8 lojtarë në historinë e kompeticionit shënuan më shumë.
13 – Titujt kampionë që Müller fitoi në Bundesliga, më shumë se cdo lojtar tjetër në histori.
13 – Numri i trainerëve me të cilët Müller luajti në skuadrën e parë të Bayern (përfshi edhe ata provizorë). Ai luajti më shumë ndeshje nën drejtimin e Pep Guardiola-s (148).
13 – Numri që Müller mbajti më shumë në karrierën e tij te Gjermania.
16 – Numri i sezoneve rradhazi në të cilët Müller shënoi në Bundesliga, barazoi rekordin e Holger Fach, Mats Hummels, Bernd Nickel, Olaf Thon dhe Michael Zorc. Vetëm Nickel (Eintracht Frankfurt) dhe Zorc (Borussia Dortmund) e bënë dicka të tillë për një klub të vetëm.
17 – Numri i sezoneve që Müller luajti në Bundesliga. Vetëm Manfred Kaltz (për Hamburg), Karl-Heinz ‘Charly’ Körbel (për Frankfurt) dhe Klaus Fichtel (për Schalke 04) zhvilluan më shumë sezone për një klub të vetëm në kompeticion (të gjithë 19).

21 – Numri i asistëve që Müller dha në Bundesliga 2019/20. Rekord i ri në kampionat dhe barazim i rekordit të Lionel Messi-t në top5 kampionatet në Europë.
25 – Numri që mbajti Müller në skuadrën e parë të Bayern. Ai e shpjegon me dhënien e bluzës nga kujdestari i dhomave të zhveshjes që ndoshta mendonte se – “Nuk do qëndroja gjatë në klub, por u gabua”.
27 – Kundërshtari i preferuar në karrierën e Müller ishte Wolfsburg, të cilin e mundi 27 herë (nga 32 përballjet). Skuadër e preferuar për Müller edhe për shënimin e golave (15).
30 – Numri i asistëve që Müller dha në Champions League, i klasifikuar në vendin e 6 bashkë me Xavi Hernández.
34 – Numri i trofeve madhorë që Müller fitoi në karrierën e tij, lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit gjerman bashkë me Toni Kroos. 33 trofetë ai i fitoi me Bayern, plus “2014 World Cup” me Gjermaninë.
36 – Totali i golave të Müller në “DFB Cup”, i klasifikuar në vendin e 8 të të gjitha kohërave dhe vetëm 3 më pak se Robert Lewandowski, Hannes Löhr dhe Klaus Allofs në vendin e 5.
40 – Numri i kartonave të verdhë që Müller mori në 749 ndeshjet e luajtura për Bayern. Ai mori vetëm dy kartona të kuq (1 direkt, 1 pas dy të verdhave), duke humbur vetëm 5 ndeshje për shkak pezullimi.
45 – Müller luajti në 45 ndeshje “Der Klassiker” kundër Dortmund-it.
45 – Totali i golave që Müller shënoi për Gjermaninë, në vendin e 6 të të gjitha kohërave bashkë me Karl-Heinz Rummenigge-n.

56 – Totali i golave që Müller shënoi në Champions League, më shumë se cdo lojtar tjetër gjerman dhe i 6 i të gjitha kohërave. Golin e parë e shënoi në debutim kundër Sportingut të Lisbonës në Marsin e 2009.
67 – Numri i ndeshjeve që Müller luajti në “DFB Cup” – më shumë se cdo lojtar tjetër i Bayern dhe i 6 në listën e të gjitha kohërave të kompeticionit. Ai fitoi 58 prej tyre.
111 – Numri ndeshjeve që Müller fitoi në Champions League. Vetëm Cristiano Ronaldo fitoi më shumë (115).
131 – Totali i ndeshjeve që Müller luajti për Gjermaninë, nga debutimi në Marsin e 2010 deri në Korrik 2024. Vetëm Lothar Matthäus (150) dhe Lukas Podolski (137) luajtën më shumë për Kombëtaren.
150 – Golat që Müller shënoi në Bundesliga duke u renditur në vendin e 17 në historinë e kampionatit dhe i 4 në historinë e Bayern pas Gerd Müller (365), Leëandoëski-t (238) dhe Rummenigge-s (162).
163 – Numri i ndeshjeve që Müller luajti në Champions League (plus 2 në kualifikuese), duke kaluar Xavi Hernández (Barcelona) dhe vendosur një rekord në kompeticion për ndeshjet me një klub të vetëm në fitoren 9-2 ndaj Dinamos së Zagreb-it në Shtatorin e 2024. Ai është në vendin e 3 të të gjitha kohërave bashkë me Messi-n, pas vetëm Cristiano Ronaldo-s (183) dhe Iker Casillas (177).

178 – Numri i golave që u nisën nga këmbët e Müller në Bundesliga, më shumë se cdo lojtar tjetër nga viti 1992.
250 – Numri total i golave që Müller shënoi në të gjithë kompeticionet për skuadrën e parë të Bayern. Vetëm Gerd (566) dhe Lewandowski (344) shënuan më shumë për bavarezët.
238 – Numri i asistëve që Müller dha në karrierën e tij tek Bayern, më shumë se 100 nga ndjekësit, Franck Ribéry dhe Marco Reus.
328 – Ishin golat në të cilët u përfshi Müller (150 gola, 178 asists) në Bundesliga.
362 – Numri i ndeshjeve të fituara nga Müller në Bundesliga, 6 më shumë se Manuel Neuer. Por ai është i vetmi që ka fituar më shumë se 300 ndeshje për një klub (Neuer ka 279 fitore për Bayern).
503 – Ishin ndeshjet e Müller në Bundesliga, rekordmeni i Bayern (i ndjekur nga Sepp Maier me 473). Vetëm 11 lojtarë kanë luajtur më shumë në Bundesliga, ndërsa vetëm Michael ‘Ata’ Lameck (518 për Bochum), Kaltz (581 për Hamburg) dhe Körbel (602 për Frankfurt) luajtën më shumë ndeshje për një klub.
756 – Müller theu rekordin e Maier te Bayern me 710 ndeshje në raundin e 2 të sezonit 2024/25 ndaj Freiburg. Ai e përmirësoi rekordin me 756 në ndeshjen e fundit për klubin. 149 më shumë se cdo lojtar tjetër me përjashtim të portierëve (Gerd Müller ndjek me 607).
2008 – Viti në të cilin Müller debutoi për skuadrën e parë të Bayern kur zëvendësoi Miroslav Klose-n në minutën e 79th të barazimit 2-2 kundër Hamburg-ut që kishte në përbërje Vincent Kompany. Ishte vetëm 1 muaj përpara ditëlindjes së 19.
2010 – Ishte Kupa e parë e Botës për Müller (kishte luajtur vetëm 2 ndeshje për Gjermaninë), ku ai fitoi “Golden Boot” (5 gola, plus tre asists) si dhe cmimin “Best Young Player”.
2025 – Müller la Bayern-in si një Legjendë e klubit dhe futbollit gjerman në fund të rrugës në “FIFA Club World Cup 2025”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



