Drejtësia

Thoma Jano rizgjidhet zv/ Prokuror i Përgjithshëm për herë të dytë

Thoma Jano është rizgjedhur zëvendës kryeprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. Përmes një deklarate, Prokuroria e Përgjithshme njofton se në mbledhjen  e zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021, është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e Thoma Janos.

Jano riemërohet zëvëndësprokuror i Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të cilin e ka mbajtur në këtë detyrë përgjatë periudhës 30 dhjetor 2019 deri në 30 dhjetor 2021.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Jano ishte kandidatura e vetme qe shprehu interesin pas shpalljes së thirrjes nga ana e Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë