Sociale

Thirrje për protestë sot në orën 13:00: Të fiken makinat në autostradën Tiranë-Durrës

Ditën e sotme rreth orë 13:00 është paralajmëruar një protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Sipas një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e premte në orën 13:00 do të zhvillohet protesta ku kërkohet që në autostradën Tiranë – Durrës të fiket makina në mes të rrugës.

“Protestë! Fike makinën!” thuhet në lajmërimin e shpërndarë nga shoqëria civile në rrjetet sociale.

Kjo protestë vjen pas rritjes së çmimit të gazit e cila në fillim të vitit 2021 ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek xhepat e familjeve shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë