Politike

Thirrja në SPAK e Olsi Ramës, reagon Gazment Bardhi: Ku gënjeu me deklaratën e tij  

Gazment Bardhi e ka dëgjuar me vëmendje deklaratën e shkurtër dhënë për mediat të Olsi Ramës pas daljes nga SPAK.

 “Sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentojnë të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautomjetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë.

 Gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. E vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024! Inkurajoj SPAK t’i shkojë me guxim deri në fund të vërtetës, duke na provuar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!”, thotë Bardhi në një reagim të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë